Pasaportë dixhitale Covid për Shqipërinë? BE merr vendimin

Pasaportë dixhitale Covid për Shqipërinë? BE merr vendimin

Bashkimi Europian ka njohur certifikatën shqiptare te vaksinimit anti-Covid.  Lajmi konfirmohet nga Ministria  jonë e  Shëndetësisë e cila sqaron se gjithësesi do të jenë politikat e secilit shtet për të lejuar ose jo hyrjen e qytetarëve shqiptarë në territorin e tyre.

Certifikata anti-Covid që lëshohet në Shqipëri, prej kësaj të mërkure do të njihet edhe nga vendet e BE.

Komisioni Europian ka vendosur të njësojë me sistemin europian edhe certifikatat e Covidit që vendi ynë do të lëshojë.

Veç Shqipërisë, në këtë listë të njësimit të certifikatave janë edhe Andora, Izraeli, Maroku , Panamaja, Monako dhe ishujt Faroe.

Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders, e konsideron  një sukses udhëtimin e lirë përmes certifikatës së vaksinimit anti-Covid.  

BE thotë se mirëpret më shumë shtete të bashkohen në këtë sistem në mënyrë që të lehtësohen procedurat e lëvizjes në situatë pandemie.

“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurt falë certifikatës dixhitale europiane ndaj Covid.Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë, konfirmon vendimin, ndërsa shton se do të jenë politikat e secilit shtet për të lejuar ose jo hyrjen e qytetarëve shqiptarë në vendet e tyre.

Javët e fundit Shqipëria është përfshirë në listën e kuqe të disa vendeve europiane që kanë vendosur kushte shtesë për të lejuar hyrjet e shqiptarëve.

EMISIONET