Parcelat e k*nabisit në Kukës 'bien në duart' e policisë/ 275 bimë narkotike dhe 3 kg dr*gë, në pranga 34 dhe 63-vjeçari

Parcelat e k*nabisit në Kukës 'bien në duart' e

Policia e Kukësit ka finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe personave të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve. Operacionet e koduara “Kalimashi” dhe “Zabeli” çuan në arrestimin e dy personave, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan lëndë narkotike dhe u asgjësuan qindra bimë Cannabis Sativa.

Në kuadër të operacionit “Kalimashi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë 34-vjeçarin me iniciale F. L., banues në Kukës. Ai u kap duke u kujdesur për 60 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në territorin e fshatit Kalimash.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nga policia.

Ndërkohë, operacioni “Zabeli” çoi në lokalizimin dhe arrestimin e 63-vjeçarit F. R., banues në fshatin Gështenjë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas policisë, 63-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij M. R. kishte kultivuar 215 bimë Cannabis Sativa në zonën e Gështenjës. Gjatë kontrolleve në banesë, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe 3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe bashkëshortja e të ndaluarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e M. R., i cili rezulton ende në kërkim.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë dorëzuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

EMISIONET