PAMJET/ Emergjencat Civile stërvitje në Elbasan, demonstrohen operacione kërkim-shpëtimi

PAMJET/ Emergjencat Civile stërvitje në Elbasan, demonstrohen

Në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) në Elbasan u zhvillua sot aktiviteti “Mësim tregues”, ku u testuan kapacitetet reale operacionale për përballimin e situatave emergjente.

PAMJET/ Emergjencat Civile stërvitje në Elbasan, demonstrohen

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një postimi në Facebook bëri me dije se u ‘’demonstruan operacione kërkim-shpëtimi, ndërhyrje pas tërmetesh, fikje zjarresh dhe akomodim fushor’’.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ‘’ky ushtrim tregoi gatishmërinë, pajisjet moderne dhe përkushtimin për të reaguar me shpejtësi kur jeta është në rrezik’’.

EMISIONET