PAMJET/ Del para gjykatës Altin Morina, shefi i stërvistjes së Renea mbetet në burg

Ka dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës Altin Morina efektivi i repartit RENEA-s, i cili u ndalua pak ditë më parë me shuma të mëdha parashë në automjetin e tij.

Në mbrojtjen e tij, Morina thotë këto lekët i ka marrë nga një biznesmen 20 minuta para arrestimit.

“Nuk vijnë nga ndonjë aktivitet kriminal. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për të mësuar origjinën e lekëve. Nuk kam qenë me njeri tjetër në makinë. Po shkoja në shtëpi, që e kam tek ish-Blloku”, tha ai.

Prokuroria në fillim e akuzoi efektivin e RENEA-s për 3 vepra, ndërsa sot vetëm për pastrim parashë.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se të vetmet prova që solli prokurori në Gjyakatë ishin paratë dhe 4 aparate telefoni celularë.

Ndërkaq, Prokuroria tha se Morina ka qenë në vëzhgim prej kohësh.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Shefi i sektorit të stërvitjes në repartin e forcave speciale RENEA, u arrestua me 14 mars nga kolegët e tij në Tiranë me rreth 120 mijë euro në një automjet luksoz.

Altin Morina po hetohet për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre, pasi shuma monetare që dispononte me vete dyshohet se nuk justifikohet me burime të ligjshme.

43-vjeçari ka qenë i arrestuar dhe në 3 janar 2015-n, në zonën e Kodrës së Diellit, atëherë efektiv i FNSH, teksa shërbente gjatë turnit të tretë si truprojë në një lokal nate së bashku me disa kolegë të tij kishin dhunuar një klient dhe kishin kundërshtuar policinë, madje ai ka goditur dhe shefin e komisariatit numër 2 në atë kohë.

Ka pasur hetim penal dhe administrativ për punonjësit e policisë, përfshirë Altin Morinën.

Por siç duket më pas është shpërblyer me ngritje në detyrë. Është e papranueshme që shefit të stërvitjes të RENEA-s ti gjenden 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund në një qese nga ato të ushqimeve.

Po ahtu mesohet se po verifikohen operacionet policore të RENEA-s, te dyshuara që janë dekonspiruar. 

Altin Morina para hetuesve ka dhënë deklarimet e tija më polici në lidhje me leket e gjetura në automjetin Audi ku drejtohej nga ai.

“Paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga biznesi. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal.” – tha ai.

Por pavarësisht qëndrimit të tij mbi origjinën e parave policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.

edison vatnikaj altin morina renea

EMISIONET