PAMJET/ Balla do paguajë edhe faturat e Çuçit. Pas mjetit të ish-ministrit, edhe mjetet e policisë me gjoba të papaguara
Pavarësisht së ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla u ka tërhequr vëmëndjen Policisë së Shtetit për akumulimin e gjobave të makinave që përdorin efektivët, duket se kjo metodë paska gjetur terren të gjerë.
Kjo pasi në një video që vetë Ministri Balla shpërdau dje ku shfaqeshin pamjet e një operacioni anti- kanabisi në Krujë u shfaq kjo autoveturë që shihni në pamje, e cila rezulton me penalitet financiar.
Bëhet fjalë për mjetin: “Mitsubishi”, me targa AA467AP me fenelina policie, e cila në sistem numëron 5 gjoba të vendosura.
Vihet re se gjoba e parë ka filluar nga viti 2021, e ndërsa gjoba e fundit në 2023-in.
Pak diitë më parë ministri Taulant Balla kritikoi edhe ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se nuk kishte paguar gjobat e makinës së Ministrisë së Brendshme.
Bëhet fjalë për tre gjoba të papaguara 26 janar 2022, 6 korrik 2022, 19 dhjetor 2021.
Balla shkroi se as eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën.