Pa dokumente qëndrimi por me klientelë të pasur, pas hekurave furnitori shqiptari kokainës dhe taksisti grek
Një shqiptar dhe një taksist grek të arrestuar në Larisa për shpërndarje kokaine janë lënë në burg përkohësisht.
32-vjeçari shqiptar, i cili qëndronte ilegal në shtetin fqinj kishte rolin e furnizuesit me lëndë narkotike ndërsa greku 48-vjeçar duke shfrytëzuar profesionin e taksistit e shpërndante te 15 të tjerë, të cilët nga ana e tyre i furnizonin përdoruesit në qytet në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.
32-vjeçari u arrestua mesditën e së hënës së kaluar nga punonjës policie të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë së Larisës si personi që kontrollonte trafikun e kokainës në qendër të Larisës dhe bashkë me të u arrestua edhe “distributori” 48-vjeçar.
Këtij të fundit ju gjet një sasi e vogël kokaine, ndërsa në shtëpinë e 32-vjeçarit u gjetën 153 doza kokainë, ndërsa qeni i policisë zbuloi gjysmë kilogrami kokainë në pesë pako najloni që 32-vjeçari i fshehu brenda një mobilie. Në total u sekuestruan më shumë se 600 gramë kokainë.
32-vjeçari shqiptar mund të mos kishte dokumentet e nevojshme të qëndrimit në Greqi, por kishte krijuar një rrjet të gjerë klientësh me dhjetëra banorë të Larisës, 12 prej të cilëve janë identifikuar nga policia.