Nuk ndaluan drejtuesin e mjetit të shpallur në kërkim, arrestohen dy policë në Lushnje

Mosveprimi për të ndaluar një person të shpallur në kërkim u ka kushtuar prangat dy efektivave të policisë së Lushnjes. Erges Cako dhe Agron Pire janë arrestuar nga SHÇBA ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e personit të cilin dy efektivat e lanë të lirë.

Dy efektivë të policisë së Lushnjes u arrestuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi nuk kanë ndaluar një person në kërkim.

Dy punonjësit e rendit Erges Cako dhe Agron Pire akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Sipas burimeve nga kjo strukturë, efektivat e rendit kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Burimet nuk bënë me dije emrin e personit të cilin efektivat e policisë nuk e kanë ndaluar por mësohet se po punohet për kapjen e tij dhe shoqërimin në komisariat.

Sa i takon 2 efektivëve të  komisariatit të Lushnjes është vendosur masa e arrestit në burg për Cakon dhe arrest shtëpie për Piren.

Ata do të merren në pyetje për të zbuluar nëse kanë pasur kolegë të tjerë që kanë bashkëpunuar në lidhjë me këtë ngjarje.

Po ashtu si prova materiale është janë sekuestruar edhe aparatet celularë të efektivave të policisë Erges Cako dhe Agron Pire, të cilët do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tyre.

EMISIONET