VIDEO/ Lefter Maliqi denoncon “skandalin”: Pas dështimit në Kukës, tenderi i qenëve zhvendoset në Kuçovë

VIDEO/ Lefter Maliqi denoncon “skandalin”: Pas dështimit

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë: në zgjedhjet vendore të 14 majit për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi denoncon situatën e rëndë me qentë e rrugës në këtë qytet.

Teksa publikon pamjet nga lagjja “11 Janari”, Maliqi shprehet se ky është një turp nga ana e institucionit që drejtohet nga socialisti Kreshnik Hajdari, pasi siç thotë ai, abuzimet e bashkisë shkakojnë revoltë edhe tek kafshët!

“Skandal! Pas dështimit në Kukës, tenderi i qenëve zhvendoset në Kuçovë, te vendi ideal, Hajdari ia ka marrë dorën tenderave për qentë!

Në mes të lagjes “11 Janari” edhe qentë protestojnë…

Turpi Bashkisë! Abuzimet e bashkisë shkakojnë revoltë edhe tek kafshët!”, shprehet Lefter Maliqi.

kreshnik hajdari lefter maliqi qenë

EMISIONET