Historike! Shqipëria e vajzave mëson më 18 qershor rivalin në play-off-in e Botërorit 2027!

Historike! Shqipëria e vajzave mëson më 18 qershor rivalin

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka shkruar historinë, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”.

Ky sukses shënon një moment të rëndësishëm për futbollin e femrave në vend dhe konfirmon progresin e vazhdueshëm të skuadrës kuqezi.

E drejtuar nga trajneri Armir Grima, Shqipëria do të mësojë më 18 qershor kundërshtarin e raundit të parë të play-off-it, si dhe rivalin e mundshëm për raundin e dytë, i cili do të përcaktojë një nga ekipet pjesëmarrëse në Botërorin e vitit 2027.

Sipas formatit të garës, skuadrat e renditura në vendet e dyta dhe të treta të grupeve të Ligës B do të përballen me ekipet e renditura në vendet e fundit të grupeve të Ligës A dhe me fitueset e grupeve të Ligës B.

Mes kundërshtarëve të mundshëm të Shqipërisë janë Slovenia, Poland, Serbia dhe Ukraine nga Liga A, si dhe Switzerland, Portugal, Scotland dhe Wales nga Liga B.

Sipas rregullores, vajzat kuqezi do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa takimin e kthimit në transfertë. Kalendari i plotë i ndeshjeve do të bëhet publik pas hedhjes së shortit.

Ky kualifikim përfaqëson një arritje historike për futbollin shqiptar të femrave dhe mban gjallë ëndrrën e madhe për një pjesëmarrje të parë në Kupën e Botës.

EMISIONET