U vetëdorëzua dy ditë më parë pas shpalljes në kërkim për ndërtimet pa leje/ Gjykata e Sarandës liron ish-oficerin e Ksamilit, Irakli Koçiaj

U vetëdorëzua dy ditë më parë pas shpalljes në

Gjykata e Sarandës ka liruar ditën e sotme ish-oficerin e Ksamilit, Irakli Koçiaj pasi u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim për ndërtimet pa leje. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. 

Koçiaj ishte shpallur në kërkim që prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Ish-oficer i krimeve dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilt.

Në lidhje me këtë akuza deri në këto momente janë arrestuar tetë ish-efektivët e policisë së Sarandës, dy prej tyre ndodhen në burg me afat 30 ditor, ndërsa 4 punonjësit e IMT Sarandë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Bëhet me dije se mbrëmjen e së enjtes është ushtruar kontroll në banesën e ish-oficerit Ajdin Islamaj. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar  telefonat celularë.

EMISIONET