Nishani: Krizës së madhe që ka Shqipëria iu shtua edhe humbja e PD-së në zgjedhje


I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, ish-presidenti dhe ish-deputeti i PD-së, Bujar Nishani u shpreh se krizës së madhe që ka Shqipëria iu shtua edhe kriza e asaj që mund ta çlironte këtë krizë, humbja e PD-së.

Ai shtoi se nuk mund ta ndryshojë dot qeverinë, sepse ata me vjedhje dhe manipulime morën mandatin qeverisës, por ne nuk mund të mbetemi peng i një situate të paaftësisë së PD-së.

Nishani: Unë kam qenë aktiv në fushatën elektorale sepse ishte një detyrë për gjithë shqiptarët. Kam qenë prezent në disa zona të Tiranës. Krizës së madhe që ka Shqipëria iu shtua edhe kriza e asaj që mund ta çlironte këtë krizë, humbja e PD-së. Kështu kemi një realitet të shtuar të kësaj krize.

Nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen ndonjë mekanizëm tjetër për ndryshimin e vendit përmes politikës. 25 prilli konstatoi një nga faktet më kokëforta që ishte pjesëmarrja e votuesve me 46% në zgjedhje. Kjo tregon se njerëzit e kanë braktisur Ramën dhe duan ndryshim, por nuk besojnë sot tek alternativa e opozitës.

Unë nuk mund ta ndryshoj dot qeverinë, sepse ata me vjedhje dhe manipulime morën mandatin qeverisës, por ne nuk mund të mbetemi peng i një situate të paaftësisë së PD-së. Kjo nuk është vetëm një kërkesë për dorëheqjen e Bashës, por një projekt për të ndërtuar një PD krejt ndryshe.

 

EMISIONET