Mbetet në burg mësuesja që theri motrën e saj për vdekje, Marsela Pushani para gjyqtarëve: Ende nuk e besoj se ajo vdiq nga thika se nuk i doli gjak!

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 40-vjeçares Marsela Pushani, e cila akuzohet se ka vrarë me thikë të motrën në Tiranë.

Marsela ka deklaruar në gjykatë se: "Motra ishte konsumatore e rregullt e alkolit, pinte 2-3 litra raki.

Ende nuk e besoj se ajo vdiq nga thika se nuk i doli gjak. Ajo kishte shenja të tjera ne trup pasi kur pinte rrezohej dhe vritej.

Unë për motren time jap jeten, por nuk besoj se e ka nga thika. Nënen e kam shume keq me shendetin".

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve trupa e gjyqtareve vendosi masen e arrestit me burg per Marselen.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, e motra viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë.

40-vjeçarja ka deklaruar se ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Sipas 40-vjeçares, vikitima Amanda kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ia hiqte ajo e kishte qëlluar për vdekje.

Mbetet në burg mësuesja që theri motrën e saj për

Mbetet në burg mësuesja që theri motrën e saj për
Motrat Marsela dhe Amanda Pushani

EMISIONET