“Në këtë studio e kam filluar… mu kujtua kur ngjisja shkallët", Aida Shtino tregon çfarë e lidh me Ora News

Një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptarë është padyshim edhe gazetarja Aida Shtino. Një personazh që i ka dhënë shumë medias shqiptare, e cila u bë e njohur për publikun me emisionin “Njerëz të humbur”.

Për të folur më shumë rreth karrierës dhe punës së saj këtë pasdite ishte e ftuar në emisionin “Jeto me orën” në RTV Ora gazetarja Aida Shtino.

Gazetarja Shtino bëri një retrospektivë  në kohë të gjithë karrierës së saj, ajo e nisi që nga fillimet e para e deri në projektin aktual, që është moderimi i emisionit “Identiteti”.

“Kemi histori duke shkuar në Këlcyrë, janë Sarajet e rrënuara. U ngjitëm në majë të malit të Trebeshinës, aty ndodhej një kështjellë e pazbuluar. Është si puna e asaj sa më shumë të kërkosh aq më shumë gjen. Sigurisht që është fillimi dhe ne po e testojmë sesi po ecën, por e kam me shumë dëshirë”, u shpreh Shtino.

Teksa, po rrëfente për hapat e saj në këtë profesion, ajo tha se fillimet e saj të para në media ishin në televizionin Ora News.

“Në këtë studio e kam filluar për herë të parë karrierën me një emision, madje kur po ngjitja shkallët, m’u kujtua”, tha Shtino.

Shtino gjatë bisedës në studio, u ndal në një ndër projektet e saj më me zë. Siç ishte ajo e emisionit “Njerëz të humbur”.

Ku u shpreh se pas një lodhje të gjatë, kur kishim gjetjen dhe bashkimin e një personi të humbur me familjarët e gjthë lodhja merrte fund.

 

“Pas një lodhje të madhe gjatë gjithë ditës në punë, harrohej kur kishim raste suksesi, unë përlotesha kur kishim bashkim të njerëzve me familjarët. Kjo vinte pasi unë përfshihesha në histri, kjo ndodhte dhe për shkak të asaj që isha në brendësi të ngjarjes”, u shpreh gazetarja Shtino.

Në përfundim të intervistës, gazetarja solli në studio rastin e parë të suksesit të saj në gjetjen e një personi të humbur, si dhe foli për vështirësit e para që kishte hasur në këtë mission të saj.

“Fillim ishte e vështirë, fakti I të qenurit edhe femër. Por, thash me vete përse mos t’a provoj. Dhe mbaj mend kur kemi gjetur personin e parë atëherë, pas 11 vitesh zhdukje. Kishte të bëntë me një rast nga Maqellari i Dibrës. Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Kanë qenë disa emocione, që shpesh them kam qenë me fat që i kam provuar”, përfundoi Shtino.

EMISIONET