Mjeku Aler Drishti jep alarmin: Tollumbacet me azot të njëjta si drogërat, janë lëndë toksike

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve.

Pas zbulimit të kanabisit xhelatinoz, prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon edhe një tjetër substancë droge që merret me tullumbace.

Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja.

Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjell në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

Një masë e tillë është kërkuar edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka kërkuar që kjo të futet në substancat e ndaluara në vendin tonë.

Lidhur me këtë shqetësim mjeku toksikolog Aler Drishti, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se vetë oksidi i azotit futet tek substancat që ndikojnë në sistemin nervoir qendror dhe futet tek substancat që janë psiko-stimulantë.

“Ato klasifikohen edhe si depresantë, por edhe si aloksinolagjen. Por në ndryshim nga substancat e tjera, efekti i varësisë ndaj tyre akoma nuk është konfirmuar. Dhe kjo ka bërë që OKB-ja të mos e përfshijë këtë substancë si drogë. Por shumë shtete e kanë klasifikuar të tillë.

Ajo është lëndë psiko-trope, sepse ndikon në sistemin nervor qendror, ndërsa akoma nuk është faktuar varësia.

Por unë personalisht e kategorizoj si drogë, dhe jo vetëm kaq, por është ajo dhe lëndë toksike, pasi në konsume të sasive të mëdha mund të shkaktojë edhe vdekjen”, u shpreh ndër të tjera, mjeku toksikolog Aler Drishti.

anila zyberaj aler drishti tollumbacet me azot

EMISIONET