Gjobitet Ministria e Brendshme, kriteri i moshës për Akademinë e Sigurisë diskriminues

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka gjobitur më 100 mijë lekë të reja Ministrinë e Brendshmë në lidhje më kriterin e vendosur për aplikimet në Akademinë e Sigurisë që u hapën më datën 26 tetor të vitit të shkuar. Sipas Komisionerit, kriteri i moshës i vendosur nga Ministria e Brendshme ka qenë diskriminues.

Ministria e Brendshme është gjobitur me 100 mijë lekë të reja nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për shkak të kriterit të moshës të vendosur në garën për tu bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

Sipas këtij institucioni, në urdhrin e Ministrisë është konstatuar se ka pasur diskriminim të kategorise së personave mbi 30 vjeç për shkak të moshës, për të gëzuar akses të barabarte në punësim dhe profesion.

Më 3 dhjetor 2021, Komisioneri ka kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme në lidhje me zbatimin e vendimit por edhe pse ky dikaster ka marrë dijeni për këtë shkresë nuk ktheu asnjë përgjigje.

Nisur edhe nga të dhënat, Komisioneri ka vendosur që Ministrisë së Brendshme ti vëndoset një masë administrative prej 100 mijë lekësh të reja.

Me 26 tetor 2021 policia njoftoi se ka hapur aplikimet për Akademinë e Sigurisë.

Sipas policisë, pjesë e kësaj mund të jenë të gjithë personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Ndër të tjera bëhet me dije se nga aplikimet do të pranohen 50 persona, ndërkohë që janë vendosur edhe kushte të tjera për personat që do të shpallen fitues, një ndër të cilët është edhe kriteri i moshës deri në 30 vjeç.

Vendimi i Komisionerit vjen pas ankesës së Sindikatës së Punonjësve të Shtetit, e cila ka shprehur shqetësimin për kriterin e moshës vendosur nga Policia e Shtetit duke e cilësuar atë si diskriminues.

EMISIONET