MAFSHEQI PO BOSHATISET/ Banorët: Mungesa e investimeve e infrastruktura po largon familjet nga zona

Banorët e fshatit Mafsheq, në Malësinë e Krujës, thonë se mungesa e investimeve dhe infrastruktura e dëmtuar po nxisin braktisjen e zonës.

Dikur i njohur për bujqësinë dhe blegtorinë, fshati sot ka mbetur me pak familje. Shkolla dhe qendra shëndetësore nuk funksionojnë më, ndërsa fëmijët detyrohen të ndjekin mësimin në Krujë.

Rruga që lidh Mafsheqin me disa fshatra të Kurbinit dhe të Malësisë së Tiranës përdoret edhe nga pelegrinët që udhëtojnë drejt Kishës së Shën Ndout në Laç dhe Teqesë së Sari Salltikut.

Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, duke bërë të ditur se investimet do të ndihmonin zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit në zonë.

EMISIONET