Ngec zbulimi i ngjarjeve kriminale, 9 vrasje mafioze që nga emërimi i Drejtori te ri
Nëntë ekzekutime mafioze me 11 viktima janë zhvilluar që prej emërimit të drejtorit të ri Gledis Nano në krye të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Nga këto ngjarje ende nuk ka autor konkret të çuar para drejtësisë e ndërsa policia arreston disa të dyshuar, por që më pas lirohen për mungesë provash.
Parandalimi i ngjarjeve kriminale apo zbulueshmëria e tyre kanë qenë një sfidë në të cilën policia ende nuk e ka fituar.
Ashtu siç një vit më parë edhe këtë fillim viti ngjarjet kriminale apo krimet në familje nuk janë ndalur.
Edhe pse gjatë takimeve në 12 drejtori, Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, premtoi se ngjarjet kriminale të ndodhura më herët së shpejti do të kenë autorë para drejtësisë, situata vijon të mbetet e njëjtë.
Nga fillimi i vitit 2021 dhe deri në mujin shkurt të këtij viti janë regjistruar 20 ekzekutime mafioze, me 22 viktima për të cilën Policia e Shtetit nuk ka arritur të sigurojë asgjë më shumë se sa provat në vendin e ngjarjes.
Në këto atentate të tipit mafioz, në shënjestër ishin personazhe të botës së krimit apo të njohur në qytete e tyre si të fortë.
Familjarët e viktimave ende nuk kanë njohur autorin nga policia, por ka rezultuar se ata të kenë bërë vetëgjygjësi.
Që prej marrjes së detyrës nga Gledis Nano dhe ndryshimit të strukturës vetëm të rolit bazë, janë regjistruar 9 krime mafioze me 11 viktima.
Ngjarjet më të rënda u regjitruan në Elbasan dhe në Tiranë me ekzekutimet e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit si dhe me eleminimin e Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit në zonën e Asitirit.
Nga ana tjetër departamentet kryesore në kupolën e policisë si ajo kriminale apo policia shkencore ende nuk kanë arritur tek autorët edhe pse ngjarjet janë regjitruar në mes të qytetit, e po ashtu në mes të kamerave të sigurisë.