Meta ndal “bashkeqeverisjen”: Dëshirë politike, centralizon pushtetin tek Rama

“Bashkëqeverisja” e kryeministrit Edi Rama nuk e ka kaluar dot filtrin e zyrës juridike të Presidentit. Kreu i Shtetit e ka rikthyer ligjin në Kuvend, me shpresën se socialistët do të reflektojnë për të mos shkelur Kushtetutën.

Ilir Meta hedh dyshime se me anë të krijimit të Agjensisë, qëllimi nuk është përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, por Rama kërkon të centralizoje pushtetin e tij.

"Ky ligj në tërësinë e tij cenon dispozita konkrete të Kushtetutës si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri. Institucione me kompetenca të paqarta krijojnë sjellje të paqarta, dhe për rrjedhojë vendimmarrjet apo ushtrimi i funksioneve prej tyre është e pritshme të krijojnë një situatë të theksuar të pasigurisë juridike për qytetarët".

Presidenti paralajmëron se me këtë ligj, problemet e qytetarëve me institucionet shtetërore nuk do të marrrin zgjidhje, pasi do të deformohen funksionet e administratës publike. Për ta mbrojtur këtë argument Meta sjell një ilustrim.

"Një qytetar ka një ankesë dhe konflikt administrativ me ASHK-në. Atëherë, si mundet Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që është person juridik publik qendror në varësi të Kryeministrit, të ndërmjetësojë për zgjidhjen e këtij konflikti mes palës/qytetarit dhe ASHK-së, që një institucion që është po në varësi direkte të Kryeministrit?!"

Në vijim, Kreu i Shtetit shprehet se bashkëqeverisja dublon institucionet shtetërore si dhe prek autonominë e pushtetit vendor.

Madje Meta hedh edhe dyshime se Rama e ka sjellë këtë nisëm pikërisht në këto momente që bashkitë nuk do ta kundërshtojnë pasi drejtohen nga bashkitë.

"Një sistem i unitetit institucional që po synohet të realizohet me anë të legjitimimit të Agjencisë, do të shërbejë për të rigrupuar edhe organet e pushtetit vendor në një autoritet të vetëm qendror. Kjo hapësirë veprimi tentohet të “ligjërohet” sipas një marrëveshjeje që mund të lidhet midis Agjencisë dhe organeve të pushtetit vendor".

Në fund Presidenti i bën thirrje Kuvendit që të distancohet nga kjo nisëm e Edi Ramës, që sipas tij ka burim politik dhe aspak shtetëformues. 

EMISIONET