Vlorë/ Pasagjerët e anijes zbresin pas 6 orësh të bllokuar në det të hapur: Skandaloze, më pret djali në spital
Ankorohet pas rreth 6 orësh trageti i linjës Brindisi-Vlorë.
Trageti ka mbërritur në orët e para të mëngjesit dhe ka tentuar disa herë të ankorohet, por për shkak të dallgëve të mëdha ka dhe erës së fortë ka këputur litarët dhe ka dalë sërish në det të hapur, e më tej ka qendruar në ishullin e Sazanit.
29 pasagjerë kanë prit më shumë se 6 orë në det të hapur, ndërsa është pritur përmirësimi i kushteve hidrimetereologjike, për të bërë të mundur ankorimin e tragetit.
Menjëherë sapo është ankoruar, pasagjerët janë shprehur rreth situatës por edhe problematikën e hasur për shkak të motit të keq dhe faktit që kanë pritur rreth 6 orë.
"Skandaloze. Kur këta e panë mbrëmë në orën 10 që na morën ne, pse e nisën? Kam djalin në spital e rri e pres 10 orë në traget."
Moti keq që ka përfshirë Vlorën ka shkaktuar një sërë problematikash në sektorin detar. Ditën e sotme një varkë është mbytur në portin e peshkimit në Rradhimë, ndërsa 6 të tjera kanë rrezikuar përplasjen me shkëmbinj.