Ndeshja historike në Madison Square Garden / Donald Trump thyen tabunë e NBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs, që do të zhvillohet në Madison Square Garden në New York.
“Ai më ftoi, unë do të shkoj”, deklaroi Trump nga Zyra Ovale, duke konfirmuar praninë e tij në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit në SHBA.
Ftesa është bërë nga James Dolan, pronari i Knicks dhe një mbështetës i njohur i presidentit amerikan. Me këtë pjesëmarrje, Trump pritet të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që ndjek nga afër një ndeshje të finales së NBA-së.
Prania e tij ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, pasi ngjarja konsiderohet jo vetëm sportive, por edhe me ndikim politik e publik. Finalja mes Knicks dhe Spurs pritet të ndiqet nga miliona shikues, ndërsa vëmendja do të jetë e përqendruar edhe te pjesëmarrja historike e presidentit amerikan në tribunat e Madison Square Garden.

