VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (08-09 Qershor 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Qendrore, Ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut do të dominohen nga mot i paqëndrueshëm, ndërsa Europa Jugore do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë.

Pasdite priten vranësira në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 35°C. Era do të fryjë deri në 25 km/h.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Ndërkohë, gadishulli Iberik, Italia dhe brigjet e Detit të Zi do të mbeten me diell dhe temperatura shumë të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell dhe e nxehtë, ndërsa pas mesditës priten vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat juglindore.

Temperaturat do të variojnë nga 11°C deri në 36°C. Era do të fryjë deri në 28 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

EMISIONET