Mega-operacioni/ Ja kush janë 21 shqiptarët në listën e 62 emrave të trafikut të drogës, në përgjime edhe ish-zv.ministrja

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës është goditur në Itali dhe Shqipëri me 43 arrestime në total nga të cilat 15 në Shqipëri. Pas kontrolleve në Durrës, u shpallën në kërkim edhe 6 persona të cilët ishin larguar. Grupi akuzohet për trafikimin e 120 kilogramëve kokainë dhe 15 kilogramë heroinë. Në dosjen e këtij grupi kanë dalë edhe përgjime të ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim më autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion që ka të bëjë më shkatërrimin e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike.sipas të dhënavë baze e këtij grupi ishte Durrësi e më pas u përhapte në 3 qytetet italianë.

Sipas burimeve në përgjime kanë rënë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe ish-prokurorë.

Një organizatë e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe italisë është goditur nga guardia di finanza dhe prokuroria e posaçme me 43 arrestime në total nga të cilat 15 në shqipëri

Personat e arrestuar nga policia shqiptare janë kryesisht nga qyteti I durrësit, ndërsa banda akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge ku gjatë hetimit janë kapur 120 kilogramë kokainë. Në përfundim të kontrolleve të kryera në Shqipëri, 6 persona u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesat e tyre.

Gjatë operacionit policia ka arritur të sekuestroje 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës. Sipas kreut të Spak Altin Dumani dhe Prokurori të çështjes  Klodian Braho grupi veprontë kryesisht në Durrës e ndërsa në Itali anëtarët e rrjetit kriminal ishin të përqëndruar në Bergamo ,Milano dhe Torino.

Burimet bëjnë më dije se drejtuesit e kësaj organizatë janë tre shtetas shqiptarë por pa i specifikaura emrat e tyre. Nga hetimi i nisur prej vitit 2019 ka rezultuar se pjesë e bisedave janë bërë dhe ish prokurorë si dhe ish zyrtarë të minstrisë së brendshme.

Burimet theksojnë se në dosje ndodhet një përgjim ambiental ku ish-zv.ministria e Brendshme, Rovena Voda, i premtonte motrës së një prej trafikantëve, një vend punë në ministri. Ajo ka biseduar për punësimet në ministri me Florida Beu, motra e njërit prej trafikantëve.

Biseda është regjistruar në makina e Beut ku policia kishte vendosur pajisje përgjimi ambiental.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët, veçanërisht heroinë, në dy laboratorë -objekt sekuestrimi të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos.

Emrat e shqiptarëve pjesë e grupit të trafikut 

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago

Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago

Emirajana Beu

Dorian Beu

Syrjan Tola

Igli Lala alias Oltion Lala

Ramazan Grada

Florid Vukaj

Gjergj Zefi

Renato Zefi

Rexhep Dallupi

Alferd Luli

Saimir Prenga

Lorik Prengaj alias Fabio Prenga

Françesko Çeçi alias Francesko Ceci

Ilir Duro

Lulzim Selimi

Dhimitër Nina

Eledjo Dedej

Enkeleda Bakalli

EMISIONET