Mbanin peng 1 vajzë dhe e kthyen në punonjëse se*si, 4 tutorët në gjyq. Pronari i “Cassablanca”-s në Fier, merret i pandehur

Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si prostitutë në qytetin e Fierit, ka çuar në marrjen të pandehur të katër persona mes të cilëve dhe Arbër Mehmetin, pronarin e një Clab-Tallavaje me emrin “Casablanca”.

Arbër Mehmeti, Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.Dine, janë marë të pandehur për disa vepra penale si “Trafikim i personave të rritur”, ”Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Mehmeti, për një periudhë kohe qëndroi i fshehur duke ju shmangur drejtësisë, por më pas u arrestua nga policia dhe së bashku me tre bashkëpunëtoret e tij, ndodhet në burg.

Mbanin peng 1 vajzë dhe e kthyen në punonjëse se*si, 4
Në foto: Arbër Mehmeti

Për më shumë se 10 muaj, dosja penale ndaj 4 personave të mësipërm është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj.

Vukaj gjatë fazës së hetimit ka konstatuar se 4 personat mbanin peng një vajzë nga Patosi, të cilën e shfrytëzonin për prostitucion në ambientet e një lokali nate por edhe në ambientet e një apartamenti në Fier.

Mësohet se njëra nga vajzat, 32-vjeçarja Pranvera Isufaj, ndodhej në gjendjen e “arrestit shtëpiak”, kur kryente shfrytëzimin si prostitutë të vajzës S.M dhe mbante peng këtë të fundit.

Mbanin peng 1 vajzë dhe e kthyen në punonjëse se*si, 4
Ne foto: Pranvera Isufaj

Për shkak të thyerjes së masës së “arrestit në shtëpi”, policia ka ngritur dhe një akuzë tjetër për të, si “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas dosjes hetimore që ndodhet në gjykatë, në 25 shkurt 2023, shtetësja R.Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur, Arbër Mehmeti.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen dhe të dëmtuarën. Ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi, por u arrestua disa muaj më vonë.

Në deklarimin që ka dhënë në polici, S.M, ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së Vitit të Ri 2022. Ikja nga familja e saj që jetonte në qytetin e Patosit, ka ardhur pas një debati me njerëzit e afërt, duke udhëtuar në drejtim të Fierit

Në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, person me të cilin kishte disa kohë që ishte njohur në rrjetet sociale.

Për herë të parë që është takuar me të ka qënë data 31 dhjetor 2022, dhe takimi është bërë tek vendi i quajtur “…rreth rrotullimi i Globit…”.

Në momentin që ka hipur në makinën e Arbër Mehmetit, ky i fundit i ka kërkuar telefonin e saj, ku i ka hequr kartën SIM dhe e ka thyer. Më pas e ka thyer edhe aparatin e telefonit të S.M.

Gjatë kësaj kohe e dëmtuara S.M, i ka shprehur Mehmetit se përse e bëri këtë veprim duke ia thyer telefonin? Por Arbër Mehmeti, e ka goditur me grushta në kokë duke e kërcënuar që të mos e fliste dhe mos bënte asnjë veprim, pasi e kërcënonte me jetë. Njëherësh në këtë takim,i ka marë vajzës dhe kartën e identitetit.

S.M, ka treguar se duke qënë e frikësuar qëndronte e heshtur dhe Arbër Mehmeti, e kishte çuar në një banesë të vjetër, që ndodhet ngjitur me lokalin e tij të quajtur "Cassablanca" në Fier.

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri një ditë para kallëzimit, S.M, është shfrytëzuar për prostitucion nga ky person, ku ka kryer marëdhënie me klientë të ndryshëm kundrejt shumave nga 30 mijë lekë deri 200 euro.

Vendet ku vajza ka ushtruar prostitucion kanë qënë dy banesa në qytetin e Fierit dhe tek një ambjent i brendshëm i lokal "Cassablanca".

Mbanin peng 1 vajzë dhe e kthyen në punonjëse se*si, 4
Ne foto: Lokali "Cassablanca"

Gjithashtu ajo ka specifikuar gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marrëdhënie me meshkuj të ndryshëm në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

S.M, ka deklaruar se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kryer nga Arbër Mehmeti, kanë qënë edhe disa persona të tjerë si Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska, e mitura A.D. dhe një person tjetër me emrin “Marjus”.

Sipas saj të gjithë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetërin, nën kërcënimin me jetë të saj, e kanë detyruar të ushtroj prostitucion dhe shumat e parave që përfitonin nga ky aktivitet i përvetësonin për llogari të tyre.

Madje edhe në rastet kur klienti ja jepte vetë lekët S.M, personat e mësipërm ja përvetësonin, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, duke e mbajtur mbyllur në këto banesa dhe pa komunikim me persona të tjerë.

Madje një nga shtëpitë ku është mbajtur e mbyllur dhe ka ushtruar prostitucion S.M, rezulton të jetë marë me qëra nga e arrestuara Aleksandra Toska dhe i dashuri i saj me emrin “Redon”.

Për sa i përket personave që ishin klientë seksi, S.M, ka deklaruar se nuk i mban mend pasi ishin të ndryshëm dhe nuk i ka fiksuar.

elton qyno arbër mehmeti pranvera isufaj aleksandra toska

EMISIONET