5 orë dëshmi në gjykatë/Luftar Reçi ballafaqohet me ish-bandën e Durrësit për dy vrasje, avokatët kërkojnë kohë për pyetjet

Për herë të parë Luftar Reçi u paraqit në gjykatë ku u përball me personat e akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në vitin 2005. Për më shumë se 5 orë i penduari u dha përgjigje pyetjeve të bëra nga Prokuroria. Seanca u zhvillua pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, ndërkohë përballja me avokatët do të zhvillohet më 3 prill.

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi, u shoqërua me masa të shtuara në Gjykatën e Posaçme në përballjen e tij të parë me të akuzuarit për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

Përfaqësuësja e Prokurorisë së Posaçme i kërkoi gjykatës që në sallë të qëndronin vetëm palët, duke kërkuar nxjerrjen e medias jashtë për shkak të sekretit hetimor.

Avokatët e të pandehurve Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi kërkuan rrëzimin e kërkesës së prokurorisë si të bazaruar pasi dëshmia e Luftar Reçit është bërë publike.

Të njëjtin mendim ndanë edhe avokatët e Emiljano Shullazit dhe Viktor Ymerit, të cilët kërkuan që seanca të bëhet me dyer të mbyllura, kërkesë që u miratua nga gjykata.

Sipas informacioneve nga seanca, Luftar Reçi, ka dëshmuar në gjykatë për përfshirjën Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi në dy vrasje.

Prej më shumë më 5 orë ballafaqim ku shpesh herë në sallën e gjyqit kishte edhe tone të ashpra.

Pasi i penduari dhe prokuroria mbaruan më ballafaqimin avokatët i kërkuan trupës gjykuese që seancën ta shtyjnë me datën 3 prill në orën 9:00 për shkak se duhet të përgatiteshin për të kryer pyetje ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.

Ai do të sillet në ambjentet e gjykatës në seancën e radhës i shoqëruar me efektiva policie dhe masa shtesë.

I penduari ishte një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “Asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

emiljano shullazi luftar reçi vajdin lame klodian saliu gjkko shullazi

EMISIONET