Ngec sistemi që në ditën e parë të aplikimeve për subvencionimin, fermerët e Korçës në radhë (Pamje)

Dhjetëra fermerë po qëndrojnë në rradhë pranë zyrave të te Drejtorisë së Bujqësisë, në pritje për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e naftës.

Sipas drejtorit, Vullnet Gjolla, dita e parë e aplikimeve ka sjellë rradhën e gjatë në drejtori, ndërsa ka bërë thirrje që të mos shpejtohen pasi ka afat deri në 20 ditë dhe aplikimet bëhen edhe online në çdo moment, po ashtu dhe në 4 agropikat e qarkut.

Sipas fermerëve rradha është krijuar që prej mëngjesit, ndërsa kanë disa orë pritje deri në dorëzim të dokumentacionit. Situata sipas tyre nuk është normale sidomos për moshat e treta.

Ndërkaq mësohet se ka probleme me sistemin, pasi për shkak të ngarkesës së aplikimeve ka ngecur sistemi.

fermeret subvencionimi

EMISIONET