Lirohet nga burgu Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës përfundon dënimin e dhënë nga Drejtësia Belge

Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit. Vendimi u dha nga gjykata pas kërkesës së avokatëve, të cilët pretenduan se i akuzuari për disa vepra të rënda penale ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të dhënë ndaj tij nga drejtësia belge.

Dyert e burgut të Fierit janë hapur për Safet Bajrin, personazh i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës, i cili vuante në Shqipëri dënimin e gjykatës belge.

Mësohet se lirimi i të dënuarit është urdhëruar nga gjykata pas një kërkese të dorëzuar nga avokatët e Bajrit në maj të vitit 2022.

Duke pretenduar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të dhënë ndaj tij, Bajri kërkoi në gjykatë lirim para kohe me kusht, çka duket se është pranuar nga ana e gjykatës.

Fotot e Bajrit në liri, janë publikuar edhe nga personazhi i shoëbizit Atdhe Xharavina, i cili duket se ka vizituar Bajrin në banesën e familjes së tij në Dobraç të Shkodrës.

“…Mirëseerdhe në mesin tonë vlla Safet Bajri 123…”

Lirohet nga burgu Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës

Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar "Oaz".

Personat kryesorë të kërkuar ishin Safet dhe Enver Bajri që akuzoheshin akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, etj.

Grupi ku bënin pjesë anëtarët e familjes Bajri, akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u ekzekutua shtetasi me iniciale A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja 15-vjeçare me iniciale F.H.

Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan me bujë në një operacion të Forcave Speciale shqiptare, akuzoheshin edhe për kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shuma të mëdha parash.

elton qyno safet bajri burgu i fierit

EMISIONET