“Lefter Alla nuk e përballon burgun”/ Avokati i ish-kryebashkiakut të Bulqizës kërkon lehtësimin e masës

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, vijon betejën me drejtësinë për një masë më lehtësusese.

Këtë të hënë në GJKKO u zhvillua senaca ku, sipas avokatit të tij, u sollën prova të reja nga ekspertët mjeko-ligjorë.

Sipas Hysni Demirajt, gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është i aftë të përballojë burgun.

Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër të Bulqizës.

edison vatnikaj gjkko lefter alla hysni demiraj

EMISIONET