Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykata e Janinës cakton 40 ditë burg për Laert Haxhiun e masakrës së Lushnjës
Përfundon seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami.
Gjykata e Janinës vendos të lirojë pa asnjë mase sigurimi 35-vjeçarin Barjami të akuzuar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.
Ndërkohë Laert Haxhiu do të transferohet drejt Burgut Koridhalos deri në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.
Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnje në vitin 2017, nuk pranon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi.
Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.
Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin në vendin tonë ku së fundmi i ka dërguar letër porosi autoriteteve në Greqi ku kërkon ekstradimin e 31-vjeçarit, pasi rezulton i dënuar në mungesë për atë që njihet si “masakra e Lushnjes”, me 18 vite burg.
Kjo letër-porosi do të shqyrtohet sot nga gjykata greke.
Haxhiu ra në pranga bashke me dy shqiptarë të tjerë këtë të hënë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina.
Në mjet ishte edhe Firdeus Berberi që rezulton i shpallur në kërkim nga Gjykata e Korçës, si dhe një tjetër person i identifikuar si Juxhin Bajrami.