Kush janë të rinjtë e shoqëruar për vrasjen e Pashko Ujkës. Dyshimet pse u krye atentati

Personi i shoqëruar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen 29 nëntorit 2021 është djali i Aleksandër Kelmendit, person me precentë penalë i cili kohët e fundit nuk jeton në Shqipëri.

Dyshohet  se vrasja mund të ketë lidhje me borxhe financiare, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno. 

Personi i dytë i shoqëruar është E.M që dyshohet se ka ndihmuar Kristian Kelmendin të largohet nga zona e krimit.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.

Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.

EMISIONET