KTHJELLIME DHE VRANËSIRA/ Moti këtë mërkurë vjen me surpriza, njihuni me kushtet atmosferike

Kushtet atmosferike në vend do të jenë relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së mërkurë, me kthjellime, vranësira të përkohshme dhe reshje lokale shiu në disa zona.
Sipas parashikimit, dita do të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes vranësirat do të jenë herë pas here më të dendura.
Pas orëve të pasdites, vranësirat do të shpërbëhen gradualisht, duke lënë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet do të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë në Adriatik dhe Jon.


