Oqeanet thyejnë rekord historik të temperaturës në qershor, 20.98°C në nivel global

Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori i Ndryshimeve Klimatike (C3S) dhe Copernicus Marine.
Sipas raportit, temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve u rrit në 20.98 gradë Celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89 gradësh të regjistruar në vitin 2024.
Oqeanet mbulojnë rreth dy të tretat e sipërfaqes së Tokës dhe luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e klimës globale, ndaj rritja e temperaturës së tyre shihet si një tregues i drejtpërdrejtë i ngrohjes së planetit.
Sipas të dhënave, gjysma e parë e vitit 2026 renditet si periudha e dytë më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë, pas vitit 2024.
Ekspertët e lidhin këtë rritje me kombinimin e fenomenit natyror El Niño, që ngroh ujërat e Paqësorit tropikal, dhe ndikimit të vazhdueshëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.


