Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale, ja kur do të zgjidhet pasuesi i Macron

Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale, ja kur do të zgjidhet

Franca do të mbajë zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 18 prill dhe 2 maj 2027. Datat janë miratuar nga qeveria dhe pritet të zyrtarizohen në mbledhjen e kabinetit të së mërkurës.

Sipas një burimi qeveritar të cituar nga AFP, ekzekutivi zgjodhi këtë kalendar në vend të alternativës që parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve më 11 dhe 25 prill 2027.

Në përputhje me Kushtetutën franceze, zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen nga 20 deri në 35 ditë përpara përfundimit të mandatit të presidentit në detyrë.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili nisi mandatin e tij të dytë më 14 maj 2022, nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandat të tretë radhazi, sipas kufizimeve kushtetuese.

Raundi i parë i votimit do të zhvillohet gjatë pushimeve pranverore të shkollave, ndërsa raundi i dytë është planifikuar për 2 maj 2027, një ditë pas festës së 1 Majit.

EMISIONET