Trump deklaron mbi 1 miliard dollarë të ardhura në 2025, pjesa më e madhe nga kriptomonedhat

Trump deklaron mbi 1 miliard dollarë të ardhura në 2025, pjesa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe vjen nga investimet në kriptomonedha, sipas raportit të tij financiar prej 927 faqesh.

Sipas dokumentit, rreth 635 milionë dollarë vijnë nga një meme-monedhë e lidhur me emrin e tij, ndërsa mbi 500 milionë dollarë të tjerë nga platforma e kriptomonedhave World Liberty Financial, e lidhur me familjen e tij dhe bashkëpunëtorë të ngushtë.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar çdo përfitim të paligjshëm nga posti presidencial, duke thënë se bizneset e Trump administrohen nga familja e tij dhe nuk ka konflikt interesi. Administrata thekson se synimi është zhvillimi i SHBA-së si qendër globale e kriptomonedhave.

Përveç sektorit të kriptove, Trump ka raportuar 122 milionë dollarë nga resorti i golfit në Doral dhe 77 milionë dollarë nga klubi Mar-a-Lago. Ai ka përfituar gjithashtu të ardhura nga produkte me markën e tij, përfshirë orë, Bibla, atlete, parfume dhe kitara.

Melania Trump ka deklaruar 10.7 milionë dollarë nga një marrëveshje për një dokumentar dhe 6 milionë dollarë nga shitja e NFT-ve.

Raporti përfshin edhe rreth 86.5 milionë dollarë nga marrëveshje ligjore me kompani të mëdha mediatike dhe teknologjike si Meta, YouTube, ABC, CBS dhe X.

Sipas vlerësimeve të Forbes, pasuria e Trump arrin rreth 6 miliardë dollarë, ndërsa pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë ai ka mbështetur më fort zhvillimin e industrisë së kriptomonedhave.

EMISIONET