TENSIONE në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi: Mos bini pre e patronazhistëve...

TENSIONE në protestë, qytetarët përplasen me

Tensione mes protestuesve janë shënuar mbrëmjen e sotme, ku vijon qëndresa e tyre prej 31 ditësh.

Gjatë tubimit të 31-të qytetar në Tiranë, protestuesit kanë bërë thirrje për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës dhe shmangien e çdo përplasjeje apo provokimi gjatë zhvillimeve në terren.

Një nga pjesëmarrësit në protestë i është drejtuar qytetarëve me apel që të mos bien pre e situatave që, sipas tij, synojnë të tensionojnë tubimin dhe të devijojnë nga qëllimi i protestës.

Në fjalën e tij, ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ka akuzuar qeverinë, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të provokojnë situatën.

Ai ka theksuar gjithashtu se protesta duhet të mbetet paqësore dhe e fokusuar në objektivin e saj politik, duke paralajmëruar se çdo devijim mund të dëmtojë kauzën e protestuesve.

Protestuesi u shpreh se, sipas tij, përpjekjet për provokim synojnë të minojnë lëvizjen qytetare, ndërsa kërkoi unitet dhe qetësi nga pjesëmarrësit gjatë vijimit të tubimit.

EMISIONET