Tërmet i fuqishëm në brigjet e Meksikës, epiqendra në det dhe pa dëme të mëdha

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmë brigjet perëndimore të Meksikës, sipas njoftimit të Shërbimit Sizmologjik Kombëtar të vendit.
Sipas autoriteteve, lëkundja sizmike kishte një thellësi fokale prej vetëm 5 kilometrash, ndërsa epiqendra u regjistrua në det, rreth 116 kilometra në jugperëndim të qytetit Guasave, në shtetin e Sinaloas.
Për shkak të thellësisë së vogël, tërmeti u ndje në disa zona pranë bregdetit, megjithatë deri tani nuk raportohen viktima, të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet meksikane po monitorojnë situatën dhe vijojnë verifikimet në zonat e prekura, ndërsa deri më tani nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

