"Kinezët, futbolli dhe shiu..." Rama tregon historinë me Kinën në konferencën me ambasadorin e BE- së

Kryeministri Edi Rama tashmë është dorëzuar. E kupton që çelja e negociatave dhe mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare nuk është në dorën e tij dhe as të Komisionit Europian që harton Progres raportet e përvitshme. Këto progress raporte janë bazë për të ndezur dritën jeshile Këshilli i Europës.

"Sot Europa nuk ka një oreks për zgjerimin” tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për median me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ku dhe tregoi historinë me kinezët, futbollin dhe shiun.

Kur shkoi i ndjeri dhe i madhi, Loro Boriçi në Kinë të çonte atje futbollin, sepse ne e kemi çuar futbollin në Kinë. Kinezët nuk luanin futboll më parë. Ai ishte trajneri ekipit kombëtar, bëri një seleksion kinez atje dhe kur po stërviteshin filloi shiu.

Kinezët nuk ishin mësuar, nuk e kishin idenë që futbolli luhet edhe  në shi dhe ikën me vrap. Ku shkoni u tha, shiu u përgjigjën ata. Shiu ka punën e vetë, ne kemi punë tonë, tha ai. Në këtë rast Këshilli Europian ka punën e vetë, ndërsa ne kemi punën tonë. Ata nuk dëgjojnë komisionin, e do na dëgjojnë ne?!  Shiu ka punën e vetë, ne kemi punën tonë. Mos e harroni asnjëherë."

"Kinezët, futbolli dhe shiu..."  Rama tregon historinë me

E pranon se nuk ndodhet në një situatë të këndshme por kur kujton Maqedoninë, ka dhe më keq.

Edi Rama: "Nuk është e këndshme situata kur të thonë bëj këtë, këtë, këtë dhe ne jemi gati dhe pastaj  ti i bën këtë, këtë, dhe pastaj nga që nuk janë gati vetë të thonë: shiko është dhe kjo dhe ajo, se doli një deputet atje dhe kanë shtuar disa gjëra.

Dhe në fund fare mbasi të gjitha këto i ke kapërcyer, del një tjetër andej që bllokon një tjetër dhe të thonë: prit një herë se janë ata të dy.

Por nga ana tjetër Maqedonia e Veriut e ka marrë statusin e kandidatit, kur kryeministri aktual i qeverisë ishte në gjimnaz. Ka dhe më keq domethënë. Kështu që durim, ne do bëjmë tonën. Dhe progres raporti nuk është gjithçka e dhënë njëherë  e përgjithmonë.  Çdo vit duhet të arrish objektivat, që të kesh mendimin pozitiv, sepse mund të mos i arrish objektivat vitin tjetër dhe komisioni të thotë: ishim gati  vjet por nuk jemi gati këtë vit."

EMISIONET