Kapiteneria e Portit të Durrësit i vjen në ndihmë jahtit ‘Infinity Nine’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2026, 11:17

Kapiteneria e Portit Durrës organizoi me sukses operacionin për rimorkimin e jahtit Infinity Nine me flamur të Maltës.
Sipas Kapitenerisë së Durrësit, jahti kërkoi ndihmë pas defektit në motorra rreth 20 milje në perëndim të Bisht Pallës dhe rimorqimi u bë i mundur falë bashkëpunimit me Anijen Nautica që lundronte në afërsi.
Jahti pritet të mbërrijë në mesnatë në radën e portit Durrës.
Kapiteneria e Portit dhe autoritetet shprehin mirënjohjen ndaj ekuipazhit të m/v Nautica për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

