Lil Wayne anulon koncertin në Maine/ Turneu përballet me shtyrje të re

Lil Wayne anulon koncertin në Maine/  Turneu përballet me shtyrje

Reperi i njohur Lil Wayne nuk është paraqitur në koncertin e planifikuar në Bangor, në shtetin amerikan të Maine, duke shkaktuar zhgënjim te mijëra fansa që prisnin performancën e tij. Koncerti ishte pjesë e turneut “20 Years of Carter Classics”.

Organizatorët konfirmuan se shfaqja është shtyrë për në 28 korrik dhe biletat do të vlejnë për datën e re. Megjithatë, nuk u dha asnjë arsye zyrtare për mungesën e artistit në skenë.

Pas ngjarjes, Lil Wayne kërkoi falje përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje fansave të ruajnë biletat dhe duke premtuar se do të rikthehet për të përmbushur pritshmëritë e publikut.

Sipas raportimeve, në koncert ka pasur edhe pakënaqësi nga fansat që kishin udhëtuar me orë të tëra për të ndjekur eventin, pasi anulimi është bërë në momentet e fundit pas performancës hapëse të 2 Chainz.

EMISIONET