CERTIFIKOHEN DREJTORËT E PARASHKOLLORIT! Kumbaro: Standard dhe garanci për mirëqenien e fëmijëve

Shkolla e Drejtorëve certifikoi 74 drejtues të arsimit parashkollor, duke përmbyllur brezin e dytë të programit të detyrueshëm të trajnimit. Ministrja Mirela Kumbaro tha se ky program po forcon standardet e drejtimit dhe cilësinë në institucionet parashkollore.

Shkolla e Drejtorëve certifikoi brezin e dytë të drejtuesve të institucioneve të arsimit parashkollor, duke përmbyllur një tjetër cikël të formimit profesional për drejtuesit e këtij sektori.

E pranishme në ceremoni, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se përmes pesë thirrjeve të hapura nga Shkolla e Drejtorëve për arsimin parashkollor, 85 drejtues janë tashmë në detyrë, ndërsa 53 të tjerë janë në pritje për të marrë pozicione drejtuese.

Në ceremoninë ku u certifikuan 74 pjesëmarrës të programit të detyrueshëm të trajnimit për drejtues të arsimit parashkollor, ministrja Kumbaro e cilësoi Shkollën e Drejtorëve një histori suksesi në përgatitjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.

Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe projektet më të mira të përgatitura nga pjesëmarrësit, si modele inovative që synojnë përmirësimin e cilësisë së menaxhimit dhe zhvillimit të arsimit parashkollor.

EMISIONET