Ju flet Moska-Kur do të përfundojë koha e virusit?

“Jetojmë në kohën e virusit Covid 19. E siç ndodh në kohëra të tilla, njerëzit pyesin kur do të përfundojë kjo?”

Kjo është tema e trajtuar në emision “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj mbrëmjen e sotme në RTV Ora.

Kastriot Myftaraj: Unë bëj pjesë në ata që mendojnë se virusi ekziston e nuk jam me ato qëbesojnë teoritë e konspiracionit. Nuk jam me ata që thonë virusi nuk ekzsiton apo është bërë për të zhdukur njerëzimin, apo që nuk duhen bërë vaksinat. Unë jam që të bëhen vaksinat, por dyshimi im ka të bëjë me atë sesa është në gjëndje shteti jonë t’i mbajë vaksinat në kushtet e kërkuara teknike? Pfizer kërkon -70 gradë temperaturën. Vaksina po nuk u mbajt në kushtet e duhura teknike humb vlerfën. Këto janë dyshime të arsyeshme që mund të ketë çdo njeri nuk ka lidhje me teoritë e konspiracionit. Kam dyshimet e mia për aftësitë e infermierëve tanë.Dyshime, duhet të kemi në këto gjëra dhe jo për efektshmërinë e vaksinës apo teorinë konspirative se ka qëllim për të zhdukur njerëzimin.

Për më shumë shikoni argumentimin e Myftarajt në videon e emisionit bashkangjitur shkrimit.

EMISIONET