Rrëfimi i Dumanit në SPAK për rolin e Vis Martinit dhe kapja e kallashit në hotel “Arbëria”

Rrëfimi i Dumanit në SPAK për rolin e Vis Martinit dhe kapja e

Ervis Martini, është një tjetër emër që kërkon të arrestohet nga SPAK. Si pasojë e dëshmisë së Nuredin Dumanit, Martini është kanalizuar në letrat e prokurorëve të SPAK, Altin Dumani, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelli.

“Ora News”, mëson se gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Martinaj, nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm.

Por gjatë kontrollit të hotel “Arbëria” në një nga dhomat e tij, policia ka gjetur në sirtar një automatik kallashnikov, plumba, 4 targa të huaja.

Rrëfimi i Dumanit në SPAK për rolin e Vis Martinit dhe kapja e

Në këtë dhomë qëndronte Kevin Vuthaj, por edhe ky i fundit nuk është gjendur dhe shpallur në kërkim nga SPAK.

Arma pritet ti nënshtrohet ekspertizës së gjurmëve të gishtave për të mësuar nëse i përket Kevin Vuthaj apo Ervis Martinaj.

Ndërsa automatiku do i nënshtrohet dhe ekspertizës balistike për të mësuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale ose jo.

SPAK, dyshon se Dumani është paguar me 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, një tjetër personazhi të akuzuar për krime të rënda, që së fundi arriti të dali nga burgu.

Por vrasjen Dumani nuk e ka kryer për rrethana ende të paqarta deri tani.

Rrëfimi i Dumanit në SPAK për rolin e Vis Martinit dhe kapja e

EMISIONET