Jepet pretenca, kërkohet 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja

Ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kërkohet që të kryejë 1 vit burg.

Akuza vjen nga prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila ka dhënë dje pretencën për ish kreun e Kushtetueses.

Por në zbatim të nenit  59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas Prokurorisë, Dedja, ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin "Ormars", Kryemëdhenj, Golem.

Gjithashtu, SPAK thotë se ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja, sipas SPAK-ut, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.

Jepet pretenca, kërkohet 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses

spak edison vatnikaj bashkim dedja pretenca doloreza musabelliu

EMISIONET