Grabiti me thikë postën tek “5 Maji”, Gjykata lë në burg të riun. Ordis Molla: Kam babain e sëmurë ndaj e bëra!
Gjykata lë në burg Ordis Mollën, autorin e grabitjes së postës tek zona e “5 Majit”, në Tiranë.
Në gjykatë i riu ka pranuar krimin duke u shprehur se:
“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësoihet të jetë shprehur ai para togave të zeza.
Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, nën kërcënimin me thikë u largua me motomjet.
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.