Iu bë atentat në ishullin grek, Andrea Kalemi njeriu me dy emra dhe i afërm i Aleksandër Sadikajt
51-vjeçari Andrea Kalemi ndodhet në betejë me plagët e marra në atentatin e djeshëm në ishullin grek, ku u qëllua me 10 plumba nga një person ende i paidentifikuar në portin e Lakës në Paksos.
Mediat greke bëjnë të ditur se Andrea Kalemi kishte mbërritur në ishull për pushime me gruan dhe fëmijët e tyre të mitur.
Ndërsa thone se atentati ndaj tij dyshohet si larje hesapesh.
Pasi sulmit me mbi 10- plumba Kalemi u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paksos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike por të qëndrueshme.
Ndwrsa mësohet se ka hyrë në Greqi të shtunën e 5 gushtit nga Kakavija.
Por kush Andrea Kalemi?
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për “Ora News” se shënjestra e djeshme në Greqi mbante dy emra Adriatik alias Andrea Kalemi,
Ndërkaq mësohet se Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së Aleksandrit, i cili mbeti i vrarë në një tjetër atentat me tritol në makinën e tij në zonën në afërsi të Saukut në Tiranë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 11 qershor të vitit 2022, ku makina me të cilën udhëtonte 27 vjeçari Aleksandër Sadikajt shpërtheu në ecje e sipër rreth orës 13:35m përmes një shpërthimi me telekomandë.