Atentat në ishullin grek/ Breshëri plumbash ndaj 51-vjeçarit shqiptar. EMRI

Në 51-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë të paktën 10 herë nga një person ende i paidentifikuar në portin e Lakës në Paksos.

Mediat greke bëjnë të ditur se Andrea Kalemi kishte mbërritur në ishull për pushime me gruan dhe fëmijët e tyre të mitur.

Atentat në ishullin grek/ Breshëri plumbash ndaj 51-vjeçarit
Andrea Kalemi

Dje dhe teksa ndodhej në Lakë, për një arsye ende të panjohur (disa raporte flasin për hesapet ), një person i panjohur i është afruar dhe nga afër e ka qëlluar të paktën 10 herë.

Më pas burri i paidentifikuar, i cili kishte të mbuluara tiparet e fytyrës, u largua pa e vënë re askush.

51-vjeçari u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paksos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike por të qëndrueshme. Burri mësohet se ka hyrë në Greqi të shtunën e 5 gushtit nga Kakavija.

EMISIONET