Ilirjan për Ilirjan. Policia ngatërron të burgosurin, sjell në gjykatë Ilirjanin e gabuar

Ilirjan për Ilirjan. Policia ngatërron të burgosurin, sjell

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet masa e sigurisë për 18 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” që u ndërmor më 19 maj 2022.

Për shkak të numrit të madh të personave që do të dalin në gjykatë për masë sigurie ishte organizuar një rend kronologjik i tillë. Fillimisht do të dilnin përpara gjykatës ata që ishin arrestuar më përpara dhe ndodheshin në burg për vepra të tjera penale dhe më pas gjatë ditës do të dalin para gjykatës ata që u arrestuan më 19 maj.

Pas masës së sigurisë dhënë për Henrik Hoxhën dhe policin Leonard Palushi, para gjykatës ishte caktuar të dilte Ilirjan Feçi.

Por këtu ka ndodhur një incident. Policia ka ngatërruar të burgosurin ka sjellë një të burgosur tjetër që kishte të njëjtin emër Ilirjan Feçi por që ishte në burgun e Tiranës, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ndërkohë Ilirjan Feçi, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ishte i mbajtur në qelitë e Shënkollit dhe  është nisur drejt Tiranës

Të dy të burgosurit kishin të njëjtin emër e mbiemër por kishin të ndryshëm emrine atësisë.

Në gjykatë për masë doli edhe Asllan Plaku.

Në momentin kur u bë identifikimi dhe gjykata i kërkoi të deklarohej nëse kishte avokat mbrojtës. Ai përmendi emrin e avokatit të tij, por nuk ishte i pranishëm në seancë. I pyetur nga Gjyqtarja, ai tha se e kam takuar në burg, mendonte se do vinte, ndoshta nuk e kishte paguar dikush,  ndoshta nuk kanë patur lekë për ta paguar. . Prandaj seanca është shtyrë për një orë pasi avokati kryesisht kërkoi kohë që të njihej me aktet.

EMISIONET