I mori 4200 euro, përfundon në pranga/ Denoncimi i klientes “fundos” avokatin në Elbasan: Nuk nisi çështjet!

Një avokat në Elbasan ka përfunduar në pranga pasi klientja e akuzoi se nuk nisi veprimet juridike. Do të pritet dalja para gjykatës për të parë dhe argumentin e mbrojtësit, i cili për dy çështje mori 4200 euro.

Denoncimi për ndjekjen e një ccështje prone dhe një divorci në gjykatë ka sjellë prangosjen e avokatit G. Kovaçi në Elbasan.

Në deklaratën për mediat të policisë bëhet e ditur se ai i ka marrë 4200 euro klientes së tij e për këtë ka marrë edhe prokurën.

Por mesa duket çështja nuk ka shkuar si duhet ndaj dhe ndaj tij është ngritur padi.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve”, thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Megjithatë në daljen në gjykatë avokati do të paraqesë dhe argumentet e tij nëse e ka realizuar detyrimin për të mbrojtur klientët, dhe nëse qëndron akuza se nuk kishte kryer veprime juridike.

edison vatnikaj avokati kovaçi

EMISIONET