52-vjetori i revoltës së Spaçit, kërkohet gjyq për krimet e komunizmit dhe hapje e dosjeve
Instituti i krimeve të komunizmit do të mbledhë prova për të dërguar në gjyq ata që bashkëpunuan me sistemin komunist.
Në takimin për 52-vjetorin e revoltës së Spaçit u theksua se argumenti që në atë kohë ata që ruanin të dënuarit politik bënë detyrën, nuk qëndron.
50 vjetori i kujtimit të revoltës së Spaçit ka bërë bashkë studiues dhe akademikë.
Duke sjellë në vëmendje dënimet politike të diktaturës komuniste, dënimet e rënda dhe rezistencën në atë kohë, kërkuan më shumë përpjekje për të njohur historinë.
Jo vetëm përmes teksteve në shkollë, por dhe në ndërtimin e muzeve apo dhe të memorialëve.
Për përfaqësuesin e institutit të krimeve të komunizmin, askush nga ata që u bënë bashkë me sistemin, nuk mund të fshihet me argumentin se kryen detyrën.
Hapja e dosjeve është konsideruar një tjetër element i rëndësishëm.
Folësit nënvizuan se kjo do të shërbejë për arritjen e së vërtetës në mënyrë që historia të mos përsëritet.