I kishte blerë makinën Kejvinës? Redjan Rraja para gjykatës: Ka qenë në emër dhe mbiemër të saj, nxirrja 200 milionë lekë nga puna si dentist

I kishte blerë makinën Kejvinës? Redjan Rraja para gjykatës:

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, mohoi të ketë lidhje me automjëtin “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthjellës.

“Kam pasur marrëdhënue miqësie me Kthjellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër, mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti“, tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri ne 200 mln lekë të vjetër. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia“, tha ai.

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në “Kanada.

edison vatnikaj redjan rraja kejvina kthjella arjan ndoj

EMISIONET