SUPER-GJYQI/ Nuredin Dumani në GJKKO për dy vrasjet e bujshme. Henrik Hoxhaj rrëfen ekzekutimin e Dorian Shkozës: Mora 30 mijë euro

Nuredin Dumani shoqërohet në ambientet e Gjykatës së Posaçme GJKKO, për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Enver Divës, Altin Ndocit, Talo Çelës, Besian Xhixhës dhe Klevis Allës.

I veshur me fanellën e Real Madritit, e cila mbrapa mbante numrin 10 me mbiemrin e tij, Henrik Hoxhaj i penduari i drejtësisë ka rrëfyer në GJKKO mbi dy vrasjet me 4 viktima.

Sipas Henrik Hoxhajt, me Nuredin Dumanin janë njohur në datëlindjën e Festim Qolit.

Nga aty ata kanë shkëmbyer numrat e telefonave e ndërsa kanë nisur kontaktet bashkë.

Sipas Hoxhajt, Nuredin Dumani i kishte kërkuar ndihmë për të vrarë Dorian Shkozën.

Sipas Hoxhajt, Shkoza do të vritej pasi ai fotografonte shtëpinë e Nuredin Dumanit.

Ditën e vrasjes, tregon Henrik Hoxhaj, kanë kaluar tek servisi i Shkozës, por nuk e kanë parë.

Më pas ata kanë bërë një rreth në fillim të rrugës dhe më pas janë kthyer po tek servisi dhe kanë shtënë mbi Dorian Shkozën.

Sipas të penduarit, përveç Shkozës, aty ishin edhe dy persona të tjerë që nuk kishin lidhje me ngjarje.

“Për këtë vrasje, Nuredin Dumani më ka dhënë 30 mijë euro rreth 20 ditë më vonë”, është shprehur para togave të zeza Henrik Hoxhaj.

nuredin dumani henrik hoxhaj dorian shkoza

EMISIONET